Vijon të përshkallëzohet tensioni në Bushat të Vaut të Dejës. Nga përplasjet e mbështetësve të opozitës me policinë janë plagosur tre efektivë.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim.

Siç mund të shihni dhe nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin e plagosjes së njërit prej efektivëve. Ai ndodhet i rrëzuar në tokë, ndërsa shkojnë ta marrin me barelë.

Protestuesit kanë hedhur molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda”, në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb