Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku është konfirmuar një viktimë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues Festim Meçe 27 vjeç,.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” , 27-vjeçari ka humbur jetën.

Nxjerrja e trupit të viktimës nga mjeti është i vështirë, pasi përplasja ka qenë e fortë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb