Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me armë në qytetin El Paso të Teksasit, në SHBA.

Mediet botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke qëlluar me kallashnikovë dhe viktima në tokë.

Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një tragjedi, që nuk ishte menduar kurrë.

“Kjo është një tragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit.

CNN ka siguruar dhe dëshmi tronditëse nga vendngjarja. “Jemi në shok për ngjarjen tragjike. Po lutemi për të plagosurit dhe gjithë qytetarët”, ka thënë një shitës.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: