Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Transballkanike të qytetit të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamjet e para nga vendngjarja në “BalkanWeb”, ku shihet se motori i një “Fast Food-i” ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është dërguar në spital me fraktura, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga motorri, ndërsa në video shihen edhe njollat e gjakut.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb