Ky është momenti rrëqethës kur një baba që mbante në kraharor vajzën e tij dyvjeçare, goditet nga një motoçikletë teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Duket se telefonin që e mbante me njërën dorë e kishte shpërqendruar duke mos e shikuar fare rrugën kur tentoi të kalojë në anën tjetër, ku si pasojë një motoçikletë që lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe e goditi, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Bradford, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur babai dhe vajza e tij goditen. Për fat të mirë të dy kanë shpëtuar,vetëm se vogëlushja me lëndime më të lehta e babai i saj me shumë më të rënda.

Policia në West Yorkshire është duke hetuar rastin, kurse ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin, përkatësisht shoferin e motoçikletës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: