Një grup të rinjsh në Novi Pazar të Serbisë janë rrahur brutalisht brenda një lokali, e pamjet e kamerës së sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe në masë të madhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në videon që zgjat rreth tre minuta, nuk dihet qartë motivi që çoi në rrahjen mes dy grupeve, që ishin ulur në tavolina të ndryshme në lokal.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, tre të rinj i afrohen grupit tjetër ku filloi rrahja masive, ku nuk kursyen asgjë duke filluar nga karriget, gotat e shishet.

E heroina e incidentit është vajza që punonte në lokal dhe që fyente të rinjtë, pasi në prezencë të saj u sollën në mënyrën më primitive të mundshme.

Teksa grupet po lanin hesapet mes tyre, vajza doli jashtë dhe pasi u kthye në lokal bërtiti se do t’i telefonojë policisë.

E pas këtij veprimi ata ndalën rrahjen dhe filluan të pajtohen e përqafohen me fjalët: Ndodhi çfarë ndodhi, mori fund”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: