Afganistani nuk është më si më parë! Vendi është kthyer pas 20 vite, në kohën që drejtohej nga talebanët. Trazira, dhunë, armë ngado e njerëz të dëshpëruar, është tabloja e tanishme në shtetin islamik.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen se si ushtarët talebanë detyrojnë qytetarët të vendosen me duart lart pas murit dhe t’i binden urdhrave të tyre.

Të tjerë qëndrojnë nëpër tarracat e shtëpive me armë në duar, e një ushtar, shihet teksa drejton raketahedhësen nga civilët.

Kujtojmë se prej 15 gushtit, talebanët kanë mësyrë në pjesën më të madhe të Afganistanit dhe po përgatiten për të formuar qeverinë e re. Në Aeroportin e Kabulit, situata është më e trazuar.

Mijëra persona ndodhen atje me shpresën për t’u larguar nga vendi, por prezenca e talebaëve në hapësirat e jashtme të aeroportit, e ka vështirësuar procesin e evakuimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb