Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Guanajuato të Meksikës.

Sipas mediave të huaja, nga të shtënat me armë të regjistruara gjatë një ndeshje futbolli amator, kanë mbetur të vdekur 3 persona, si dhe 1 është plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë takimit mes Santa Ana del Conde dhe VAG Zona Piel, të cilat ishin duke u ndeshur në kuadër të turneut “Mi Barrio”.

Në një video të bërë virale në rrjet, shihen futbollistët, arbritrat dhe asistentët duke vrapuar e shtrirë në barë, në përpjekje për t’u mbrojtur nga plumbat që fluturonin mbi kokat e tyre.

Disa dëshmitarë u thanë mediave lokale se disa burra që mbërritën me një makinë të bardhë u shfaqën në vendngjarje duke gjuajtur disa armë duke mbjellë terror në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb