Është gjetur i vdekur kreu i partisë “Kreminna OTG” në Ukrainë njeherazi edhe ish-deputet i këshillit rajonal të Luhnsak, Volodymyr Struk.

Ishte Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase Anton Gerashchenko i cili raportoi lajmin.

Sipas Gerashchenko, në vitin 2014, Struk ishte një mbështetës aktiv i Republikës Popullore të Luhansk.
Javën e fundit, ai ndoqi në mënyrë aktive një pozicion pro-rus, duke nxitur deputetët e “OTG-së” për të komunikuar me Rusinë dhe Republikën Popullore të Luhanskut, duke mbledhur deputetë me këtë rast.

“Më 1 mars 2022, një deklaratë nga gruaja e tij, e cila tha se deputeti u rrëmbye nga persona të panjohur me uniformë kamuflazhi. Shkaku i vdekjes (më parë) ishte një plagë me armë zjarri në zemër”, shkruan Gerashchenko.

Ai gjithashtu vuri në dukje se i gjithë aparati shtetëror i Ukrainës – SBU, Ministria e Brendshme, Prokuroria, gjykatat, për 8 vjet nuk mund të bënte asgjë me separatistin.

“Ai kishte shumë para. Me shumë mundësi, me mbështetjen e Rusisë. Por kur trupat ruse iu afruan 15 km nga Kremina, Vladimir Struk u gjykua nga një gjykatë popullore. Me sa duket, ai u qëllua nga patriotë të panjohur si tradhtar sipas ligjeve të luftës .” – shkruan Gerashchenko.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb