Foto të rralla të kohës së dinastisë së fundit të Carëve të Rusisë kanë dalë në dritë së fundmi.

Të shkrepura rreth 1 shekull më parë, pamjet janë vepër e Sergey Prokudin-Gprsky, kimistit që shpiku metodën e re të fotografisë me ngjyra dhe i ngarkuar asokohe me detyrë që të dokumentonte perandorinë e Carit Nikola II.

Por fotot e Sergey shpejt morën një domethënie tjetër, duke u kthyer në dëshminë e fundit të Rusisë imperialiste, që më pas u pasua nga pushteti i hekurt Stalinit dhe pushtimi nazist. Në foto pasqyrohen pamje të jetës tradicionale në të gjithë territorin e perandorisë Ruse. Njerëz duke ngarkuar grurë dhe pambuk në kafshët e tyre të punës.

Në to shihen gjithashtu shenja moderniteti, me ndërtimin e hekurudhave të reja që arrinin nga Moska deri në Shën Petersburg, teksa Rusia tentonte të arrinte fuqitë rivale të industrializuara. Rusia cariste u shkatërrua nga Revolucioni 1917 dhe perandori e familja e tij u ekzekutua.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: