KORCE

Këto që po shihni janë pamje shumë të trishta, i gjithë mundi i fermerëve po hidhet nëpër kanale dhe fusha. Aktualisht vëllezërit Kazaferi nga fshati Pirg i bashkisë Maliq po hedhin 20 kunjtalë me qepë.

Nuk ndodh vetëm sot por sipas vëllezërve me këtë situatë përballen çdo ditë në fshat për shkak të mungesës së tregut dhe favorizimi që i bëhet importit.

Përballë kësaj situate ,fermerët ngrenë pikëpyetje të mëdha nëse do të duhet të vazhdojnë të mbjellin këtë kulturë që ka kërkuar shumë punë, sakrifica, investim dhe që sot gjendet nëpër kanale apo fusha të caktuara që i hanë edhe bagëtitë.
Kjo panoramë është shenjë e qartë e falimentit që ka prekur shumë fermerë të kësaj zone dhe jo vetëm.

Grupi i xhirimit të News24 ka vëzhguar disa fshatra përgjatë dy muajve të fundit sa i përket prodhimeve bujqësore.
Ne kemi konstatuar se jo vetëm qepa por edhe patatja, gruri apo misri kanë mbetur stok për shkak të mungesës së tregut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb