KLOS

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga banesa, ku ndodhi krimi i rëndë në familjen në Klos. Videoja e mëposhtme tregon pamjet e tmerrshme, ku jetonte familja Elezi, ku gruaja dhe vajza vrarë burrin e shtëpisë, Ylber Elezi, pas sherrit me të.

Ngjarja ka nisur që prej orëve të para të mbrëmjes së kaluar, kur 48-vjeçari ka shkuar në banesë i dehur.

Ai është zënë me gruan dhe vajzën, duke përplasur e thyer gjithçka brenda shtëpisë, ku zhurmat janë dëgjuar dhe nga fqinjët. Më pas, ai është qëlluar me sende të forta dhe sëpatë pas koke nga familjarët, të cilat janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb