Ditën e martë rreth ores 9 te mengjesit eshte perfshire nga flaket kati i pare i nje banese 2-kateshe ne qender te qytetit te Peshkopise.

Sipas informacionit te marre zjarri ka ardhur nga shperthimi i nje bombule gazi brenda ne banese. Menjehere 5 pjesetaret e familjes Deshati, te ndihmuar dhe nga fqinjët e tyre kanë bere të mundur daljen nga banesa e përfshirë nga flakët. Në këtë përpjekje me flakët, vetëm një anëtar i familjes Deshati u lëndua lehtë.

Familjarët thanë se menjehere pas renies se zjarrit kanë njoftuar repartin zjarrfikës, që ndodhet rreth 300 metra largesi. Por sipas tyre, zjarrfiksja ka pasur nje vonese për të mberritur deri te banesa e përfshirë nga flakët, nga bllokimi i rrugeve nga makinat e parkuara gabim, në kundërvajtje me kodin rrugor të republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu edhe tregtaret ambulantë që shesin produktet e tyre neper trotuare apo rruge bëhen pengesë për qarkullimin e zjarrfikësve apo ambulancave në raste fatkeqësish. Ndaj familjarët e familjes Deshati, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Peshkopi kërkojnë nga pushteti vendor dhe policia të bëhet sa më parë lirimi i rrugëve dhe trotuareve të zëna, që fatin e keq të tyre të mos e pësojnë dhe qytetarë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb