I ftohti ekstrem që ka mbuluar Kazakistanin, me temperature deri në -51°C , ka rezultuar fatal për disa kafshë të ndryshme, të cilat kanë ngrirë prej kushteve atmosferike të papërballueshme.

Video e mëposhtme tregon dy një dele, dy qen, një mi dhe një antilopë e ngrirë, mes kushteve tepër të rënda atmosferike që kanë përfshirë vendin e Azisë Qendrore.

Delet dhe antilopa ndoshta kanë qenë në fushë duke kullotur para se të ngrinin në kushtet e Arktikut.

Qentë duket se kanë ngordhur menjëherë, duke ngrirë në vend. Ndërsa miu ka ngrirë pavarësisht se është ngjitur në pjesën e prapme të një qeni, në përpjekje për të gjetur një vend të ngrohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb