Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë i ashpër ku deri më tani ka humbur jetën një numër i madh ushtarësh, por edhe civilësh.

Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabakhut.

Ashtu siç mund të shihet, dronët qëndrojnë pezull duke vëzhguar ushtarët armenë pranë një kamioni në bazën e tyre ushtarake. Në këtë moment, droni lëshon një predhë dhe brenda pak sekondash rrafshohet gjithçka pas një shpërthimi të madh. Në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.

Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin, por turqit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb