KOSOVË- Pamje të tjera janë publikuar nga trazirat që ndodhën sot në veri të Kosovës, në Mitrovicë, ku u arrestua shefi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë pa leje në territorin e shtetit kosovar.

Armë, dhunë e përleshje që të sjellin në mend vitet 1998-1999. Në video shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU të cilët sulmohen nga mbështetësit e Gjuriç të mbledhur pranë lokalit ku po zhvillohej një aktivitet që nxiste serbët e Kosovës të çoheshin kundër institucioneve shtetërore.

Një efektiv flet serbisht, më pas i kërkohet të flasë shqip. Dikush bën thirrje për qetësi e një tjetër, reagon me forcë. Bomba molotov, e shpërthime dëgjohen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb