Provinca e Kinës qendrore, Henan është goditur nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje, me kryeqytetin, Zhengzhou, më të goditur, me meteorologët që thonë se është goditur nga shirat më të rëndë në një mijë vjet.

Në Zhengzhou, një qytet me më shumë se 12 milionë njerëz të vendosur në brigjet e Lumit të Verdhë, 12 njerëz u vranë në një përmbytje të metrosë, ndërsa më shumë se 500 njerëz u shpëtuan, thanë autoritetet atje.

Video, e postuar në mediat sociale të martën, tregon sesi një grua u shpëtua teksa vërshimet për pak sa nuk i morën jetën.

Raportohet se deri tani 100 mijë njerëz janë evakuuar në provincën kineze.

Sipas parashikimeve, reshjet e mëdha të shiut do të zgjasin deri të mërkurën, por ato do të vazhdohen në të gjithë krahinën për tre ditët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: