Miqtë dhe familjarët po bëheshin gati për një ceremoni martesore në Bejrut kur gjithçka ndryshoi.

Fillimisht ata menduan se bëhet fjalë për tërmet, një grua frikësohet e një tjetër bën kryqin. Më pas pësoi një goditje tjetër shumë më e fuqishme i bën të vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar më të keqes. Ky moment është filmuar me kamera amatore, teksa ndodhi shpërthimi në Bejrut.

Të rriturit mundoheshin të mbronin fëmijët, e jashtë mund të shihej tymi në qiell nga shpërthimi që shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez – Bejrut.

Nga shpërthimi tejet i fuqishëm janë thyer xhamat e kishës. Në këtë shpërthim pranë portit të Bejrutit, kanë humbur jetën të paktën 157 persona dhe mbi 5 mijë tjerë u plagosën.

Dyshohet se shpërthimin e shkaktoi 2.750 tonelata amonium nitrati që gjendej brenda një depoje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: