Tërmeti i 26 nëntorit përveç 51 jetëve që mori, shkaktoi dëme të mëdha materiale, pasi qindra banesa u shembën. Mes shumë banorëve të prekur janë edhe qytetarët e një pallati 5 katësh ekzistues në lagjen nr.18 në Durrës.

Banorët tregojnë se deri më tani për ta nuk është bërë asgjë, përveç faktit që në pallatin e tyre u vendos shirit i kuq, për shkak të dëmtimeve të mëdha.

“Pranë pallatit ku jetonin me, u ndërtua një 8 katësh, 20 cm larg. Nga tërmeti, 8-katëshi është përplasur me pallatin tonë, dhe ka thyer kolona, dhe tashmë janë të ngjitur. Situata ishte problematike që në 21 shtator, e imagjinoni si është bërë tani. Në të dy pallatet tashmë nuk banon asnjë njeri. Ne jemi në pritje që dikush të na thotë që; këtu nuk jetohet. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne, me banesat tona”, u shpreh një prej banorëve për ‘BalkanWeb’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb