TIRANE- ‘BalkanWeb’ kanë siguruar pamjet ekskluzive nga grabitja që ndodhi gjatë natës në një kazino në kryeqytet, ku një i ri arriti të merret nën kërcënimin e thikës një shumë parash.

Në videon e siguruar shihet se si Drilon Niko, me cigare në gojë, kontrollon nëpër sirtarët e bankaut të kazinosë për lekë dhe pasi i gjen, ikën prej aty.

Fill pas ngjarjes ai u arrestua nga policët e komisariatit nr.3 të kryeqytetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
grabitet kazinoja
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: