Një peshk shpatë, ndër më të mëdhenjtë e filmuar ndonjëherë, është filmuar nga dy eksplorator, vetëm 3 milje larg bregut të fshatit Radhimë. Peshku është kapur gjatë kërcimit për gjetjen e ushqimit, pamje kjo që nuk ishte filmuar kurrë më parë kaq afër bregut të Vlorës.

Kosta Xhaho, i riu që e filmoi shprehet se pasioni për eksplorimet ka bërë që të filmojë shumë gjëra të veçanta të cilat nuk janë parë më parë më parë si vezët e breshkave carreta të vendosur në brigjet Shqiptare apo gjallesa të ndryshme nën ujore.

Për të eksploruar këto fenomene të veçanta dhe realizuar studime të ndryshme ,në qytetin e Vlorës ka mbërritur dhe studiuesi i mirënjohur i National Geografic Andreji A Gajic, i cili tregon disa prej faktorëve të afrimit të këtyre specieve në Gjirin e Vlorës.

Peshqit shpatë janë ndër krijesat më të njohura dhe më ikonike në oqean. Ata janë të shpejtë dhe të furishëm. Pavarësisht oqeanike, ndonjëherë gjendet në ujërat bregdetare.

Arrin gjatësinë maksimale 4,5 m dhe peshën deri në 650 kg, por mesatarisht rritet deri në 3 m. Ushqehet me peshq të ndryshëm dhe cefalopodë. Të miturit kanë dhëmbë, por të rriturit i humbasin plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb