TIRANË

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan në lidhje me procesin e rinumërimit dhe parregullsive gjatë zgjedhjeve.

Celibashi thekson se pamjet filmike janë kërkuar nga policia. Ai shton se në KQZ kanë arritur 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe dy vendime për sekuestrime të materialeve.

  • foto galeri

“Në KQZ kanë mbërritur 10 kërkesa për informacion nga ana e SPAK. Po ashtu, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur edhe dy vendime për sekuestrimin e materialeve zgjedhore.

Pamjet filmike të numërimit janë kërkuar nga ana e policisë. KQZ do të referojë çdo rast të dyshimtë në Prokurori”, shkruan Celibashi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: