Një nënë dhe dy fëmijët e saj ishin mes viktimave dje, teksa trupat e pamëshirshme ruse qëlluan mbi familjet që iknin nga masakra në Ukrainë. Të paktën tetë persona u vranë, kur raketat ranë mbi qindra ukrainas të tmerruar, ndërsa vraponin nëpër një urë për t’i shpëtuar bombardimeve ruse, në Irpin, pranë Kievit.

Dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të bllokuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, theu armëpushimin për të dytën ditë radhazi. Të hënën në mëngjes, Rusia shpalli një armëpushim të ri në qytetet Kiev, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke folur pas sulmit të tmerrshëm, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua të ndëshkojë “çdo bastard”, që kreu mizori gjatë luftës. Duke përshkruar familjen e vrarë në Irpin, ai tha se “Ata thjesht po përpiqeshin të dilnin nga qyteti. Për të shpëtuar. E gjithë familja. Sa familje të tilla kanë vdekur në Ukrainë? Ne nuk do të falsim. Nuk do të harrojmë. Ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori”. Duke iu drejtuar forcave ruse pas sulmit, Zelensky theksoi se “Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”.

“The Sun” publikon pamjet tronditëse të sulmit rus, që vrau familjen, përkatësisht një vajzë tetëvjeçare me vëllain dhe nënën e tyre. Besohet se në sulm është vrarë edhe një mik i familjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb