Në Lezhë edhe sot situata vijon të jetë e njëjtë. Qytetarët po binden se mënyra më e mirë për t’i bërë ballë kësaj lufte ndaj Covid-19 është të qëndrojnë në shtëpi.

Pamjet nga droni në qytet, tregojnë një ditë vere të bukur me diell por pa njerëz për ta shijuar. Të vetmet mjete në rrugë janë policët, ambulancat apo ato të dyqaneve ushqimore.

Lezha deri tani nuk ka shënuar asnjë rast më të prekur, ndërkohë që testimet janë bërë për 6 persona dhe kanë rezultuar negativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: