Pamjet që shihni vijnë nga pika kufitare e Kapshticës, atje ku rreth 100 qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pritje të kalimit drejt shtetit grek.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se të bllokuar në radhë ndodhen 16 automjete dhe 3 autobusë, të cilët do u duhet të qëndrojnë për shumë orë, deri ditën tjetër kur pala greke të rifillojë punën.

Kjo pasi kuota prej 300 personash u plotësua për sot dhe policia greke ndërpreu punën. Operatori i “News24” Renato Shkurti sjell për publikun pamjet me dron nga pika kufitare e Kapshticës. Për më tepër shihni videon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb