FIER- Gazetari Ervis Kuci ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga droni të pyllit të Semanit që u përfshi sot nga flakët duke shkatërruar një pjesë të madhe pishash.

Bregdeti dhe pylli janë mbuluar nga tymi që ngjitet lart dhe Forcat e Armatosura luftojnë për shuarjen e flakëve me helikopterë dhe kova gjigande.

Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore ka ndërhyrë prej disa minutash për shuarjen e flakëve të zjarrit të nisura mëngjesin e sotëm përveç 4 zjarrfikëseve.

“Helikopteri tip Cougar i Forcave të Armatosura është i pajisur me kovat e posaçme me kapacitet rreth 2500 litra ujë. Kovat u instaluan në helikopterët e FA dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile”- bëri me dije Ministria e Mbrojtjes.

Deri më tani si pasojë e zjarrit janë djegur mbi dy hektarë pisha dhe shkurre. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk është i qëllimshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: