Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku ndodhi aksidenti i në Memaliaj, ku një furgon i Drejtorisë së Burgjeve është përplasur me një autoveturë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një byrektoreje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë Julian Verboshi, i cili ndodhet në spital. Nga pamjet që publikon ‘BalkanWeb’ shihet se si autovetura është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, ndërsa mjeti i policisë ka përfunduar brenda byrektores.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb