VLORE

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi vrasja me çifte e kreut të njësisë administrative Kotë në Selenicë të Vlorës. Në pamje duket trupi i pajetë i 64-vjeçarit Fatmir Hodo i shtrirë në lokal si dhe policia në vendngjarje.

Viktima dhe autori po pinin kafe bashkë. Pasi kanë biseduar përreth 30 minuta, autori është larguar dhe është rikthyer me një  çifte duke qëlluar ndaj 64-vjeçarit dhe e lënë të vdekur në vend.

Policia ka arrestuar pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar të vrasjes, Admir Delaj, rreth 43 vjeç. Dyshohet se shkak  i vrasjes së 43-vjeçarit të jetë konflikti për pronën, pasi viktima dhe autori ishin nga i njëjti fshat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policise:

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë kanë kapur autorin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb