Pamjet që shihni vijnë nga qyteti i shkatërruar i Mariupolit, ku forcat ruse kanë shkatërruar thuajse gjithçka. BBC raporton se 3 automjete nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po udhëtojnë drejt qytetit port jugor të Mariupolit për të filluar evakuimin e civilëve.

Mësohet se automjetet më vonë do të udhëheqin një kolonë më të madhe prej 54 autobusësh dhe makinash private ukrainase, për të nxjerrë në pas banorët nga qyteti i rrethuar. Në pamjet që publikon BBC ku shihet se si po largohen civilët.

Kujtojmë se sot u vendos një korridor humanitar për civilët në këtë qytet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: