180 persona humbën jetën por mbi 6000 të tjerë u plagosën pas shpërthimit katastrofik pasditen e 4 gushtit në Bejrut.

Shpërthimi i shkaktuar nga një sasi tonelatash nitrati amoniumi, e konfiskuar dhe e vendosur në një depo pranë një porti detar, më shumë se 300.000 persona humbën shtëpitë e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrjete sociale janë duke qarkulluar foto të të lënduarve. Ata shihen me fasha në fytyrë, me nxirje dhe të çara të konsiderueshme. Një prej të mbijetuarve, Shadi Rizik, 32 vjeç, me profesion inxhinier, ka pësuar si pasojë e shpërthimit dëmtime të mëdha, ai u shpreh për mediat se është një mrekulli që ai është ende në jetë.

“Shenjat që më janë “gdhendur” në trup janë dëshmi e historisë së hidhur që kaluam. Dua të largohem nga Libani dhe të iki në Kanada. Nuk ndihem mirë këtu, jam i pasigurt. Zoti më dha një tjetër jetim një shans të dytë që unë dua ta jetoj larg nga ky vend”, u shpreh 32 vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb