Mediet e huaja kanë publikuar pamjet, ku shihet se SHBA ka kryer një test nëpërmjet shpërthimit me aeroplanmbëjtësen USS Gerald R. Ford në oqeanin Atlantik.

“Testi i shpërthimit” u krye nëpërmje 18 mijë kilogramëve lëndë plasëse që u aktivizua në prani në aeroplanmbajtëses, ndërkohë që qindra kompjutera regjistruan të dhënat në lidhje me qendrueshmërinë e saj ndaj situatave të ngjashme në një skenar lufte të vërtetë.

Ndërkohë që aeroplanmbajtësja e kaloi testin me sukses, Instituti i Gjeologjisë në SHBA regjistroi në zonë edhe një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter i shkaktuar pikërisht nga shpërthimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb