Mediat britanike kanë publikuar pamje ku modelja e njohur, Kaz Crossley, është filmuar duke thithur një substancë të bardhë të dyshimtë në një festë.

Ylli i rrjeteve sociale, 26 vjeçe, shihet duke u përkulur mbi një tavolinë ku duken të shtrira linja të mëdha pluhuri.

Videoja supozohet se është filmuar në Dubai në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Britania e Madhe ishte në karantinë.

Askush nuk lejohej të udhëtonte nëse nuk ishte për punë. Por si shumë influencues në atë kohë, Kaz – e cila mburret me 1.2 milionë ndjekës në Instagram – po “punonte” në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dubai ka zero tolerancë për veprat penale të lidhura me drogën. Dënimet për posedim droge, qoftë edhe sasi të vogla, shkojnë deri në 20 vjet burg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb