Në Evropë dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës ndodhi sot eklipsi diellor.

Kjo dukuri realizohet kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, duke errësuar tërësisht ose pjesërisht imazhin e Diellit për shikuesit në Tokë. Eklipsi i plotë ishte i dukshëm në ishujt Faroe të Danimarkës dhe në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë. Miliona njerëz në veri të Evropës ndoqën eklipsin më të mirë të Diellit në disa vite. Por kureshtja nuk mungoi dhe ne Tirane, ku dhjetra qytetare soditen qiellin per te pare dukurine e rralle.

Eklipsi nisi në orën 9 e 37 minuta, kulmi arriti në orën 10:45, ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

Astrologu Jorgo Pulla bën me dije se në Tiranë eklipsi ka filluar në orën 09:40 dhe bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm. Dielli është mbuluar pjesërisht nga Hëna dhe ky proces përfundoi në orën 11:40. Në orën 10:40 dielli u mbulua dhe më shumë.
Pulla thekson se sot nuk është mirë për askënd nga shenjat e horoskopit të nënshkruajë kontrata pasi ky eklips nuk favorizon sot askend.

E ndërsa ky fenomen ngjalli kureshtjen e qytetarëve për ta parë, ekspertët këshilluan që eklipsi mos të shihej me sy të lirë, pasi mund të dëmtojë retinën e syrit.
Ata madje nuk këshillojnë as syzet e diellit, ndërsa shtojnë se për të shijuar eklipsin duhet të përdorni syze të posaçme me një filtër diellor. Rekomandohet dhe kërkohet që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të lartë se 13.

Po ashtu, sipas ekspertëve eklipsi do të ndryshojë gjendjen fizike të shumë kafshëve përfshirë delet, bufin, fluturat etj.
Qentë dhe macet mund të jenë të trullosura nga drita e diellit ndërsa delet mund të jenë përgjumësh. Ndërkohë që bufi apo lakuriqi i natës mund të jenë më aktive.
Shkencëtarët thanë se kafshët që flenë ditën mund të jenë shumë herë më aktive ndërsa ato që flenë natën do të jenë disi më të përgjumura dhe më të çorientuara.

Fenomeni kur Hëna zbret tek Dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: