Një “skifter” në Livorno  duket se ka zgjedhur “prenë” e gabuar. Në një video të bërë virale në rrjet burri përpiqet t’i rrëmbejë çantën një zonje, e cila sapo po hynte brenda automjetit të saj, por përpjekja ka dështuar me sukses për të.

Kjo pasi, viktima e asaj që dukej të ishte grabitje është mbrojtur duke përdorur teknika të arteve marciale dhe e ka “masakruar” me grushte e shkelma hajdutin e mbetur në tentativë.

Nuk dihet ende asgjë më shumë për atë që ka ndodhur, por fillimisht mediat lokale kanë treguar se gruaja në fjalë i përket një grupi ushtarak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: