Pas fotove të publikuara të ish sulmuesit anglez Andy Carroll, ku shfaqej në shtrat me dy vajza të tjera, 2 javë para se të zyrtarizonte martesën e tij me Billi Mucklow, situata ka marrë një rrjedhë tjetër. Por në një deklaratë për “The Sun”, Taylor Jane Wilkey, vajza e cila publikoi fotot e tyre ka mohuar gjthçka dhe ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë.

Ajo tha se kishin qenë nën efektin e alkolit, pasi kishin 17 orë duke pirë atë natë.

“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë – por nuk bëra asgjë të keqe. Ndihem shumë e turpëruar”, tha Taylor për The Sun.

Incidenti i ndodhur ka zemëruar bashkëshorten e tij të ardhshme Billi Mucklow, 33 vjeç.

Por Taylor, këmbënguli duke hedhur poshtë gjithçka. Duke përdorur edhe një shprehje që fansat e futbollit e kuptojnë, ajo tha: “Andy nuk shënoi atë natë, nuk bëri gol”.

Gjithashtu në një mesazh për të fejuarën e tij zemërthyer, ajo shtoi: “Më fal, Billi, e di si duket, por ne nuk kryem marrëdhënie seksuale”.

“Ajo duhet të dijë se nuk ka ndodhur asnjë raport seksual mes meje dhe Andy, të betohem. Ai ishte një zotëri, thjesht kishte pirë aq shumë dhe ra në shtrat pa kuptuar asgjë çfarë po ndodhte përreth. Nuk ndodhi asgjë, edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur. Ndihem shumë keq që bëra edhe fotot – e gjitha ishte menduar të ishte një shaka sepse Andy ishte aq i dehur, sa ne po qeshnim”, tha ajo.

Billi kishte hequr foton që kishte në profilin në WhatsApp dhe e zëvendësoi atë me një foto të vetëm të fëmijëve të tyre. Miq të saj bënë me dije se ajo ishte larguar për të qëndruar te shtëpia e prindërve të saj për tu qetësuar dhe për të qartësuar mendimet e saj.

Pavarësisht zemërimit të saj, Billi ende nuk e ka anuluar dasmën që ata kishin planifikuar.

“Për të qenë e sinqertë, ne nuk e dinim që Andy Carroll ishte pjesë e grupit kur i takuam për herë të parë. Të gjithë djemtë dukeshin sikur ishin në PR ose marketing, ose kishin biznesin e tyre, askush nuk e përmendi futbollin. Por më pas e kuptuam se ishte Andy, nuk e publikova për arsyen se sa i njohur ishte, ai nuk është Jack Grealish apo Marcus Rashford”, shtoi ajo

Taylor tha se grupi kishin porositur shishe vodka, sangria dhe Jägermeister.

“Por në asnjë moment askush nuk përmendi se ishte një festë beqarie , na u tha se ishte një festë për djem. Nuk e dija se ai po martohej.”

“Andy dhe shokët e tij u kujdesën për ne, ne kurrë nuk u ndjemë të distancuara ose të ngacmuara nga asnjë prej tyre.”

Ajo shtoi: “Ne ishim të dehur dhe një nga shokët e Andy-t tha se do e vazhdonin festën në dhomën e hotelit të Andy-t. Ne të gjithë morëm taksi, isha unë, Phoebe, Andy dhe dy nga shokët e tij që nuk ishin futbollistë. Të gjithë shkuam në dhomë, ndezëm televizorin dhe vendosëm muzikë. Kemi pirë më shumë, po kërcenim, qeshnim. Arriti deri në atë pikë sa Andy u shtri në shtrat dhe i ra të fikët.

Taylor tha rreth orës 5 të mëngjesit se ajo mendoi të bënte një selfie me Andy-n që flinte pasi disa miq të saj ja kërkuan në formë shakaje.

“Kur bëra atë selfie me të në shtrat, isha ende e veshur, kisha veshur një fustan rozë dhe për shkak se kisha afruar kamerën , duket sikur jam lakuriq, por nuk isha. Të gjithë të tjerët ishin aty, ishte vetëm një shaka”, shpjegoi ajo

“Po, ishim tre në krevat, por asgjë nuk ndodhi, të gjithë ishim aq të dehur …”

Taylor tha se ajo u largua nga hoteli në një Uber jo shumë kohë më vonë.

Më vonë ajo kuptoi se fotot e bëra gjatë natës dhe dërguar disa miqve ishin bërë papritur virale.

Ish-konkurrentja e Miss Scarborough u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar dhe menaxhon tre klube nate në Abu Dhabi.

“Shpresoj që Billi ta falë. Andy është një djalë i mirë. Unë do e urreja veten nëse ata do të anulonin dasmën për këtë çështje. Nuk duhej t’i bëja fotot dhe t’i ndaja me miqtë, por jam e zemëruar që ato u bënë virale në media. Ky ka qenë një mësim i madh jete për mua.”

Billi Mucklow tha se tani ai duhet të tregojë gjithçka dhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur atë natë. Gjithashtu ajo i ka kërkuar të shohë gjithë fotot e bëra që të arrije të kuptoj çfarë ndodhi me saktësi.

Një mik i saj tha: “Është e vetmja mënyrë që mund të shpetojë martesën e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: