Zjarr i madh në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa kjo është një zonë e kultivuar me ullinj.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se Margëlliçi është zonë e banuar, ndërkohë që zjarri po përparon me shpejtësi edhe falë erës.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: