Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka reaguar për veprimin e kryeministrit Edi Rama në Parlament, ku kreu i qeverisë zgjodhi për të mbledhur fletët e votimit të grisura nga opozita.

Pampuri thotë se Rama nuk i heq dot duart nga fletët e votimit, duke e cilësuar të gjithë veprimin e tij si një film.

“Hajduti serial i votave qe si heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi Shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele!”, shkruan Pampuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb