“Panair Libri” për të prekurit nga tërmeti po zhvillohet në Athinë, nga dita e djeshme. Iniciativa e aktivistes Brikena Qama, poete dhe anëtare e organizatës kulturore “Liter-Art” është mbështetur plotësisht nga komuniteti shqiptar i Athinës, të cilët kanë ofruar libra falas, që në vijim po shiten në kosto modeste, për t’ju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të prekur nga tërmeti i 26-nëntorit.

Panairi i Librit vijon dhe sot, në ambientet e Komunitetit Shqiptar në Greqi, në qendër të Athinës, ndërsa vizitorët janë të vazhdueshëm, pavarësisht kushteve të vështira të shkaktuara nga fenomeni meteorologjik “Zeneviev”, që ka goditur dhe Athinën sot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shuma e mbledhur deri tani është 800 euro, ndërsa do të dorëzohet nga iniciatorja dhe organizatorët në familje të fshatrave ku ishte epiqendra e tërmetit, së bashku me ndihma të tjera për të mbuluar sadopak nevojat e tyre emergjente.

Të pranishëm kanë qenë diplomatë të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, si dhe mjaft organizata emigrante, aktivistë e banorë të kryeqytetit grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb