24 tituj të rinj për fëmijë vijnë nga shtëpia botuese Mediaprint, që ia ka kushtuar panairin të vegjëlve. Botuesja Anila Bisha teksa përmend titujt thotë se librat janë letërsi e mirë, e zgjedhur nga tituj të huaj e autorët shqiptarë.

“Jemi fokusuar te letërsia për fëmijë. Janë 24 libra për fëmijë në stendat e Mediaprint. Ne po përpiqemi të krijojmë lexuesin e ri me vepra që japin mesazhe por pa moralizëm”,vëren ajo.
Duke ju lënë një vend të veçantë autorëve shqiptarë, Mediaprinti, ka të pranishëm në stendë Xhahid Bushatin, autor i 36 librave për fëmijë dhe i teksteve të këngëve për fëmijë. Ai ka sjellë veprën me 29 vjersha për moshat 8-11 vjeç.

Shkrimtari Xhavid Bushati thotë se “vepra e fundit e sjell konceptin e lirisë përmes zogut e fluturimit. Fëmija sheh elementet e jetës, hëna, dielli e të tjerë por nis me tokën, duke mësuar të puthim tokën e mbi këtë ngrehinë vjen gjithë bota për fëmijët”. Poezitë e librit janë ilustruar nga Ledia Kostandini dhe i njohin të vegjlit me konceptet e jetës e dashurinë për tokën e pemët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: