BRUKSEL

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është hapur Panairi i Automjeteve, i cili këtë vit mbahet për të 98-tën herë.

Panairi i organizuar në “Expo Center” nga Federata Belge e Automjeteve (FEBIAC), filloi të presë vizitorët për të 98-ën herë.

Interesim të madh kishte edhe për automjetet elektrike të prodhuara nga të gjitha markat e mëdha.

Në panair marrin pjesë shumë automjete luksoze si Mercedes, Audi, BMW, Tesla, Porche, Ferrari, Lamborghini, Rolls Royce, Bentley.

Panairi, pjesëmarrës të të cilit janë të gjithë prodhuesit liderë të automjeteve në botë, do të jetë i hapur deri më 19 janar. Pritet që panairin ta vizitojnë rreth gjysmë milioni njerëz.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb