BEOGRAD

Në Beograd është hapur sot panairi i verërave dhe pijeve shqiptare, një nga projektet e “Open Balkan”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga vizita në stendat e pijeve në panair i shoqëruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Vuçiç nuk ka ngurruar të provojë konjakun e njohur “Skënderbeu” dhe nuk i ka kursyer lavdet.

“Besoj se do gjeni treg të mirë për produktin tuaj në këtë vend. Jeni shkumë konkurrues”, tha Vuçiç.
Ndërkohë Rama është pyetur nga një gazetar shqiptar i Maqedonisë nëse do të jenë më të bashkuar pas verës, sikurse tha Vuçiç në fjalim se vera i bashkon njerëzit. Kryeministri shqiptar tha se është mirë të pish me kujdes se pastaj mund të bashkohesh, por bën sherr.
“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë që të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta provosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohesh, por bën sherr”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb