Në ditën e tretë të Panairit të Librit janë shpërndarë edhe çmimet për këtë vit. Çmimin për veprën më të mirë studimore e mori politikani Arben Imami me librin “Tri format e mendimit…”, një botim i UET PRESS.

Me një pasion të hershëm për filozofinë dhe realizues i një kolane me emrat më përfaqësues të mendimit filozofik, politikani sjell për lexuesin veprën e tij, që prek dhe shtjellon tri forma të mendimit filozofik; mitologjia, racionaliteti dhe religjioni.

Libri “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, së vërtetës, marksizmit, politikës, post-modernizmit, hegjemonisë, funksionit dhe thelbit.

Në jubileun e 25-të të Panairit të Librit, shtëpia botuese vjen për lexuesin me mbi 40 botime të reja që shënjojnë risi në diskursin publik shqiptar.

Tri Format E Mendimit
Tri Format E Mendimit

Të gjitha çmimet në Panairin e Librit

Çmimin e letërsisë për fëmijë e mori për autoren Natasha Shuteriqi.

Çmimin për përkthimin nga letërsia franceze e mori për Klarita Lagji, si përkthyese e veprës “Vendi i babait” nga nobelistja Annie Arnaux.

Çmimi për veprën më të mirë studimore e mori Arben Imami me veprën “Tri format e mendimit…”

Përkthimi më i mirë i vitit shkoi për përkthimin e Romeo Çollakut, një punë e bukur me veprën “Varfanjaku i zotit” nga Niko Kazanzaqis, një botim nga Kosova.

Zija Çela, shkrimtari më i mirë i vitit me romanin “Banka e ankesave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb