Panairi i 21-të i librit shqip në Ulqin do të mbahet në datat 29 korrik deri më 2 gusht duke bashkuar në Mal të Zi, më së 45 botues shqiptarë nga Tirana, Maqedonia e Veriut, Kosova e Mali i Zi që çojnë vepra e autorë shqiptarë e të huaj në 5 ditë në festë libri. Organizatorja Irena Toçi, shpjegon detajet.

“Hyjmë në 10-vjeçarin e tretë të këtij panairi që i ka rezistuar kohërave dhe ka bërë të mundur që në Ulqin e shtetit të Malit të zi do udhëtojnë çdo verë, qindra e mijëra libra të gjuhës shqipe për t’u ekspozuar në plazhin e vogël të Ulqinit ku hyjnë në një garë të vogël për katër çmime dhe për të kontaktuar të gjithë ata lexues që nuk i gjejmë dot veç atje sepse janë shqiptarë të Diasporës”, tha Irena Toçi, organizatore e panairit

Çmimi Liburnia për prozën, ai Servantes për përkthimin, Dega e Ullirit për letërsinë për fëmijë dhe Cholchium për veprën studimore do ndahen për veprat e shtëpive botuese pjesëmarrëse, ndërsa më në fund një librari e librit shqip do të inagurohet këtë herë.

“Do të ketë një aktivitet të madh për letërsinë shqipe në librarinë e Ulqinit, e hapur rishtazi. Një aktivitet për letërsinë shqipe duke u nsiur nga vepra e Odise Kotes, flasim rreth veprës së rij, risive që ai ka, se si qëndron raporti mes shkrimtarëve që jetojnë në periferi dhe atyre që jetojnë në qendër dhe sa e dukshme është letërsia e tyre për të gjithë ne dhe sa e njohur, do të ketë një bisedë të lirë”, u shpreh ajo.

Shkrimtarë e përkthyes do të jenë të pranishëm në panair që në 21 vite ai i ka dhënë një hov qytetit dhe lidhjeve ndërshqiptare në rajone dhe vetë gjuhës, duke bashkuar politikën dhe duke e bërë librin të thyejë kufijtë politikë e ndërshtetërorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb