Birra e parë shqiptare vijon rrugëtimin e sigurt me vështrimin drejt tregut ndërkombëtar, pasi u ftua të marrë pjesë në një ndër panairet më prestigjioze të Europës Juglindore.

Birra “Korça” ka shkëlqyer mes 50 mijë produkteve, duke u prezantuar denjësisht për herë të parë në pavionin shqiptar në panairin ndërkombëtar ???? ???? ???? në Athinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i ushqimeve dhe pijeve në Evropën Juglindore, me pjesëmarrjen e 1300 kompanive ndërkombëtare dhe lokale në 50.000 metra katrorë ku 5 kompani ishin ftuar nga Shqipëria këtë vit ngriti stendën e veçantë “Made in Albania” si dhe u vizitua nga mbi  50,000 vizitorë dhe tregtarë.

FOOD EXPO mirëpriti pavionin shqiptar, një iniciativë kjo e Rumming Ideas, përfaqësuese ekskluzive e organizatores Forum S.A, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA.

“Birra Korça” si produkt autentik shqiptar rrëmbeu vëmendjen e shumë vizitorëve veçanërisht të bashkëkombësve në pavionin “Made inAlbania”.

Sekretarja për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës shqiptare  në Greqi vizitoi stendën dhe shijoi birrën “Korça” bashkë me përfaqësues të tjerë të ambasadës.

“Krahas promovimit të Birrës “Korça” , u këmbyen kontakte me blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh të pranishëm në panair, me synim të krijimit të bashkëpunimit dhe gjetjes së tregjeve të reja për eksport.

Mësohet se shumë shpejt “Birra Korça” do të jetë e pranishme në Greqi jo vetëm nëpër klube, bare taverna dhe restorante, por tanimë edhe në maketet e qyteteve në mbarë vendin fqinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: