Panairi i festave të fundvitit në Pukë mblodhi shumë qytetarë dhe vizitorë të cilët rendën për të siguruar produktet vendase për tryezën e festave, teksa vetë panairi erdhi në formën e një feste të veçantë.

Ky është viti i dytë i panairit “Puka në festë”, teksa për organizatorët, shoqatën Agro Puka dhe bashkinë synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

Qytetarët e kanë mirëpritur edhe këtë vit organizimin e panairit, teksa sfiduan temperatura -10 gradë në qytetin malor e shijuan muzikën, gatimet tradicionale dhe produktet vendase të festës.

Puka e kthyer tashmë në një destinacion turistik edhe këtë vit është një nder qytetet më të dekoruara të vendit, çfarë me atmosferën e krijuar ka thithur mjaft turistë që kanë preferuar të kalojnë fundjavat e dhjetorit në qytetin alpin.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: