Të gjitha vendet e prekura nga koronavirus, tashmë një pandemi botërore kanë marrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen. Por Panamaja po përdor një strategji komplet ndryshe kundër Covid-19.

Duke nisur që në 1 prill vetëm gratë do të dalin për të bërë pazare në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa, burrat do të mund të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët apo bizneset e tyre ditën e premte, të enjten dhe të shtunave.

Në këtë mënyrë lëvizja e grave dhe burrave do të jetë e ndarë. Sipas masave të reja të gjithë edhe burrat edhe gratë do të duhet të qëndrojnë në shtëpi të dielave.

Kufizimet do të zgjasin të paktën 15 ditë, sipas zyrtarëve të qeverisë.

“Numri i madh njerëzve që lëvizin jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të Presidentit Panamez Laurentino “Nito” Cortizo në Twitter. Të mërkurën në Panama numëroheshin rreth 1181 persona të prekur me virusin vdekjeprurës dhe 38 të vdekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb