Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria duhet të ndihmojë fermerët në vështirësi që të prodhojnë në këto kushte krize. Sipas tij, qeveria duhet t’ju japë atyre 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë.

STATUSI I PLOTE
72 milionë euro të papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë, (fondet IPARD), të cilat “flenë” ende në sirtar të shkojnë si mbështetje direkte për fermerët në vështirësi!

Sa më parë dhe sa më shpejt!

Jo si asistencë mbijetese por për prodhim në kushte krize!

Ato para, në kushtet e paralizës së tregjeve dhe pamundësisë së ekzekutimit të projekteve për shkak të pandemisë, do të “digjen” brenda vitit, nëse nuk i kërkohet që tani Bashkimit Evropian që ato të përdoren për të mbështetur fermerët e pambrojtur dhe të pambështur ne prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID.

Kjo është “lëvizja” që do të mirëpritej nga BE pas propozimit të qeverisë!

Sepse ky “rikanalizim” i fondeve në përshtatje me situatën, u shqyrtua edhe në mbledhjen e 26 Marsit të Ministrave të Bujqësisë të BE, të cilët konstatuan se vetë rregullorja krijon fleksibilitet të mjaftueshëm për një veprim të tillë.
Prandaj Komisioni, ka vënë ne levizje një proces të përshpejtuar për administratat kombëtare për ta përshtatur programin me krizën aktuale.

Vetë politika për bujqësinë e BE, po shikon mundësinë për kryerjen e pagesave direkte për fermerët e tyre më herët se vitet e tjera, duke rritur sasinë e parave paradhënie.

Prandaj duhet vepruar shpejt, menjëherë.. Tani!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: