Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përmes një statusi në “Facebook” shkruan se AKU po vendos gjoba marramendëse e të paligjshme ndaj biznesve të vogla në vend.

Panariti thekson se gjobat ndaj biznesit të vogël po dërgojnë drejt shkatërrimit biznesmenët në mbarë vendin.

Postimi i Panairitit:

Si u zhvaten dhe u falimentuan me qindra biznese të vogla ushqimore nga AKU me gjoba antiligjore! Me qindra biznese të vegjël ushqimore u detyruan të paguajnë per licensim ne QKL ne keq interpretim të nje VKM të vitit 2009. Perpos kesaj ne kapercim afatesh ata u gjobiten rende. Ekzekutori i kesaj fushate ishte AKU, e cila veproi jashte kompetencave.

Nje pjesë e madhe e “te vegjelve” pa mbrojtje, nuk e perballuan, u rrezuan dhe i ulen qepenat. Detyrimi per regjistrim ne QKL, i qindra bizneseve te vogla ushqimore, i shoqëruar me miliona leke gjoba si sanksione per vonese eshte i kunderligjshem… Ai nuk eshte keqinformim.. Ai eshte nje abuzim i cili nuk mund të korrigjohet me “amnisti”… por me pergjegjesi ligjore per ata që e kanë ushtruar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb