TIRANË – Edmond Panariti, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka deklaruar sot për “News 24” se situata e alarmit në zonat e përmbytura mbetet në fuqi, edhe pse ka një pakësim të përkohshëm të reshjeve.

Panariti tha se “situata ka qënë e rëndë si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe tani që kemi një moment provizor ndërprerjesh, duhet te evakuojmë menjëherë banorët që jetojnë përreth lumenjve Vjosë, Seman etj.

Nga ana tjetër, vazhdojmë të mbajmë nën kontroll rezervuarët, që të mos kemi presion dhe prishje të argjinaturave.

Po ashtu, vazhdojmë të merremi intensivisht me kontrollin e hidrovoreve, që janë aktualisht në funksion të plotë. Lidhur me ta, – tha ministri, – kam të njëjtin merak që kam që pasur: Të garantohet furnizimi me energji elektrike nga OSHEE me qëllim që ata të punojnë me kapacitet të plotë dhe tërheqja e ujit të bëhet me intensitet.

Po ashtu, ne po ndjekim situatën në Vrisera ku kemi ndërhyrë me mbathjen e argjinaturës si dhe në Novoselë, ku kemi përmbytje dhe po bëjmë çmos të mbathim argjinaturën për të mos lejuar çarjen nga vërshimet e mëtejshme. Në të njejtën kohë po monitorojmë edhe gjendjen e tokave bujqësore. Rreth 400 ha në pjesën e sipërme të Vjosës janë përmbytur ashtu si dhe në Fier, nga dalja nga shtrati i Semanit.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: