PODGORICE– Ministri i Bujqësisë, Edmond Panarati ka zhvilluar një takim në Podgoricë me homologun malazez, Milutin Simoviç, ku kanë diskutuar një sërë çështjes në interes të dy vendeve. Marrëveshja për menaxhimin e ujërave, firmosja e të vilës mund të realizohet në Tiranë ose Shkodër, grupet e përbashkëta të punës, veterinare dhe fitosanitare për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve dhe laboratorët e referencës, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuat mes dy ministrave.

“Duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona, mendoj që për të minimizuar burokracitë përgjatë shkëmbimit të mallrave dhe lehtësimin e bizneseve të dy vendeve tona, do të ishte e udhës, që të ngremë grupe pune të përbashkëta, veterinare dhe fitosanitare, duke lehtësuar kështu dhe lëvizjet tregëtare”, theksoi Panariti.

Ministri shqiptar i Bujqësisë, deklaroi gjithashtu se është gati të ushtrojë autoritetin e tij, për të përfshirë edhe Malin e Zi në propozimet që i ka bërë Ministrit Feredal të Bujqësisë së Gjermanisë gjatë takimeve që ka pasur me të, në lidhje me laboratorët e referencës. “Mali i Zi duhet të shfrytëzojë propozimin e Qeverisë Gjermane, për të shfrytëzuar laboratorët e tij të refencës. Bashkëpunimi nis mes dy vendeve tona, pra Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke shërbyer si fillim i përfshirjes hap pas hapi, edhe i vendeve tjera të Ballkanit”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “programet e përbashkëta të të dy vendeve tona, pranë institucioneve ndërkombëtare financiare, janë mjaft të rëndësishme”. Z.Panariti e ftoi për një vizitë në Shqipëri homologun malazes, Simoviç, ftesë që u prit me kenaqësi nga ai.

Milutin Simoviç u shpreh dakord për propozimet e Panariti, duke thënë gjithashtu se ishte optimist për një intensifikim të marrëdhënieve mes dy ministrive, me qëllim zhvillimin e bujqësisë, menazhimin e ujrave dhe çështje të tjera në interes të të dy vendeve.

Panariti ndodhej në Mal të Zi, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore, në Podgoricë. Në këtë takim të SWG, për sëmundjen Bluetongue, si dhe per çështje të tjera të marrëdhënieve tregëtare me vendet kufitare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: